Imazhe magjepsëse të planeteve duke u formuar janë kapur nga astronomët. Ato mund të ruajnë të dhëna për origjinën e botërave të ngjashme me Tokën.

Një skuadër ndërkombëtare astronomësh përdori obzervatorin ‘Europe Southern Observatory Very Large Telescope’ në Kili për të kapur 15 fotot të disqeve planetare.

Në imazhe u gjetën ‘zona të ndritshme’ që tregojnë për proceset që kanë ccuar në formimin e planeteve.

Disqet proto-planetare formohen në bashkëpunim me yllin që rrethojnë. Kokrriza pluhuri në disk bashkohen për të formuar planete të ngjashme me Tokën.

Loading...