Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” në Rtv Ora. Gjatë intervistës me Roza Latin, Lei ka treguar një rast mjaft të sikletshëm kur i janë grisur pantallonat.

“A të janë grisur rrobat në rrugë ose në transmetim?”, e pyeti Roza.

“Rasti i fundit ndodhi kur isha tek stadiumi “Air Albania” ngrita këmbën dhe mu çanë komplet këtu, (tregon me dorë mes këmbëve) dhe më pas e sajova sepse kisha edhe intervista”, tregoi Lei.