Diçka e çuditshme ku të habitur kanë ngelur edhe shkencëtarët po ndodh në kontinentin më të ftohtë të botën Antarktida. Brigjet e kontinentit kanë marrë një ngjyrë të gjelbër ku sipas shkencëtarve kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më pasrë dhe është shumë e pazakontë.

Sipas tyre ngjyra e veçantë varet nga disa alga, që kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë në ato zona dikur totalisht të pabanueshme. Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni. Ata thonë se ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor.

“Algat rriten aty ku ka temperaturë më të lartë, pak poshtë zeros”, shpjegon Andrew Gray, që kryeson ekipin studimor.