Komisioni parlamentar i Punëve të Jashtme të SHBA-së publikisht e paralajmëroi Serbinë se në zgjedhje nuk duhet të ketë kandidatë të cilët janë kriminel lufte, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”.

Këtë në Tuiter e bëri të ditur komiteti amerikan i punëve të jashtme, duke iu referuar shkrimit të Ballkan insajt. Në tekstin të cilin e publikoi Rrjeti Ballkanik Hulumtues BIRN bëhet e ditur se “dy kriminel të gjykuar të luftës shpresojnë se do të zgjidhen si deputetë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Serbi, përderisa edhe disa persona, të cilët kërkohen nga OKB-ja ose për të cilët ekzistojnë akuza për krime lufte, përgatiten për garën për hyrje në Kuvend, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”.

Një prej tyre është Dragan Vasilkoviq, i njohur në Ballkan si kapedan Dragani, kriminel lufte i cili u kthye në Serbi më 28 mars të këtij viti, pasi ishte liruar nga burgu në Kroaci ku po vuante dënimin për krime të cilat në këtë vend i kishte bërë në vitin 1991, bëhet e ditur në tekst.

Kriminel tjetër lufte i cili e ka paralajmëruar kandidaturën e tij është lideri ultranacionalist i Partisë Radikale Serbe, Voisllav Sheshel, i cili ishte dënuar nga Mekanizimi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare për Krime Lufte ndaj Kroatëve në vitin 1992.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Dragan Vasilkoviq i cili e paralajmëroi kandidaturën për vendin e deputetëve në kuvendin serb, deklaroi se do të kërkojë që Millorad Ulemek Legija dhe Zvezdan Jovanoviq të lirohen sepse edhe krahas aktvendimit, “nuk e di se a janë fajtor Legija dhe Zvezdani për vrasjen e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiq”.