Rusia ka raportuar 8,946 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, tha të hënën shtabi i këtij vendi që po merret me koronavirus.

Ky vend ka numrin e tretë më të lartë të rasteve të konfirmuara globalisht, me 353,427 raste të regjistruara sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Zyrtarisht, Rusia ka regjistruar 3,633 vdekje të shkaktuara nga virusi, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.