Cristiano Ronaldo është futbollisti më me ndikim dhe njëri prej tre personave më me ndikim në këtë sport, sipas revistës franceze France Football.

Revista franceze e ka përpiluar një listë më njerëzit më me ndikim në futboll për vitin 2020 dhe në krye të saj e ka vendosur pronarin e Paris Saint-Germain, Nasser al-Khelaifi.

Ai nuk është vetëm president i PSG-së, sepse e udhëheq edhe grupin medial beIN dhe është i përfshirë në organizimin e Kupës së Botës 2022 në Katar.

Lista e plotë me 50 persona do të publikohet këtë javë, por France Football ka treguar se podiumi përbëhet nga al-Khelaifi, Cristiano Ronaldo dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Persona të tjerë në listë janë edhe menaxherët e futbollistëve, Jorge Mendes, Mino Raiola dhe Pinhas ZAhavi, trajnerët Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, si dhe lojtarët, Lionel Messi, Neymar, Raheem Sterling, Mohamed Salah, Kylian Mbappé dhe Megan Rapinoe.

Loading...