Werder Bremen ka bërë edhe një hap mbrapa në luftë për mbijetesë në Bundesligë, pasi barazoi pa gola me Borussia Monchengladbach, në një ndeshje në të cilën Milot Rashica dështoi të shënojë duke e konfirmuar formën e dobët në vitin 2020.

Werder Bremen ishte nikoqir i Monchengladbach në Weserstadion të martën mbrëma, i vetëdijshëm se çfarëdo lëshimi i pikëve do të nënkuptonte hap prapa në luftë për mbijetesë në Bundesligë.

Skuadra e Florian Kohfeldt shpresonte se njeriu i vet kryesor, ylli i Kombëtares së Kosovës, Rashica do ta rigjente formën e vjetër duke shënuar për herë të parë pas 11 ndeshjeve. Por nuk ndodhi ashtu.

Rashica luajti 88 minuta dhe nuk qe në gjendje të bëjë mjaftueshëm për të shënuar vet apo për t’i asistuar shokët e skuadrës për të bërë një gjë të tillë.

Hera e fundit kur Rashica shënoi gol në Bundesligë, ishte në humbjen e Werderit 6:1 kundër Bayern Munich në dhjetor.

23-vjeçari është në një ecuri tejet negative prej 12 ndeshjeve pa shënuar gol në ligën elitare gjermane.

Werderi bëri shumë përpjekje në fund të takimit dhe ishte disa herë pranë golit, por Pavlenka ishte i pathyeshëm duke ua mohuar vendasve golin në çdo rast.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të seronit në Bundesligë, Werderi mbetet në pozitën e parafundit me 22 pikë, pesë më pak se vendi i 15, Mainz, i cili siguron qëndrimin në futbollin elitar gjerman.