Skuadra Werder Bremen ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Schalkes.

Kjo ndeshje që po zhvillohet në stadiumin Veltins-Arena është e vlefshme për xhiron e 29-të të Bundesligës, transmeton Klan Kosova.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, ylli kosovar Milot Rashica e ndihmoi bashkëlojtarin Leonardo Bittencourtin, i cili arriti ta shënojë një gol të bukur nga distanca.