Pothuajse 70 për qind e qytetarëve do të shkojnë në votime në zgjedhjet parlamentare nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për këtë. Ata nuk do të ndjehen të sigurt nëse bëhet vetëm me një thirrje të politikanëve. Ky është rezultat i një sondazhi të opinionit publik për zgjedhjet dhe mendimit të qytetarëve se kur duhet të mbahen ato.

Një studim i publikuar në “Detektor” dhe i kryer nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup tregon se nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për zgjedhje, 69.6 për qind e qytetarëve do të votojnë, ndërsa 19 për qind thonë se nuk do paraqiten para kutive të votimit.

Qytetarët do të dalin në votime nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për zgjedhje

Vetëm me një thirrje nga politikanët për të shkuar në votime, shumica e qytetarëve thonë se nuk ndjehen të sigurt për të marrë pjesë në zgjedhje, 38,9 për qind thonë se nëse liderët politikë thonë se kriza ka përfunduar dhe bëjnë thirrje për votim, ata nuk do të ndjehen të sigurt për të votuar, ndërsa 37,5 për qind thonë se do të shkojnë në votime.

Qytetarët do të dalin në votime nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për zgjedhje

Nëse masat kufizuese për distancën sociale, maskat dhe dorezat janë ende në fuqi, 45,7 për qind e të anketuarve thonë se do të shkojnë në votime, ndërsa 33.7 për qind thonë se nuk do të votojnë.

Nëse është e nevojshme të pritet më gjatë përpara qendrave të votimit në përputhje me rekomandimet për distancë sociale, mbi një e treta ose 39,3 për qind e qytetarëve thonë se nuk do të votojnë fare, ndërsa 42,9 për qind thonë se do të shkojnë në votime. Tre të katërtat e të anketuarve ose 76,3 për qind thonë se në zgjedhjet e ardhshme, shteti duhet të sigurojë maska, doreza dhe stilolapsa për të votuar, ndërsa 15 për qind mendojnë se nuk ka nevojë për këtë.

Shumica e qytetarëve, ose 24,2 për qind, besojnë se zgjedhjet duhet të mbahen në shtator, ndërsa 22,8 për qind janë të mendimit se zgjedhjet duhet të zhvillohen pas shtatorit. Përqindja më e ulët e qytetarëve mendon se zgjedhjet duhet të mbahen në qershor. Ky është mendimi i 15,1 për qind e të anketuarve. Për mbajtjen e zgjedhjeve në korrikut, janë 17, 6 për qind dhe për datën e zgjedhjeve në gusht, 15,8 për qind e të anketuarve.

Qytetarët do të dalin në votime nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për zgjedhje

Nëse zgjedhjet mbahen në fund të qershorit ose gjysmën e parë të korrikut, 48.2 për qind e të anketuarve thonë se do të dalin në votime, ndërsa 35,1 për qind thonë se nuk do të votojnë. Kjo është një ulje e konsiderueshme në krahasim me sa qytetarë ishin të gatshëm të votonin para krizës së korona-virusit. Sipas rezultateve të anketës, 74,7 për qind e të anketuarve thanë se para krizës me virusin e koronës ata planifikonin që të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa vetëm 18,1 për qind planifikonin që të abstenonin.

Partitë për konsensus për datën, nëse ka një marrëveshje do të përfundojë me një takim të liderëve deri në fund të javës

LSDM-ja e cila është në pushtet dhe partia opozitare e VMRO-DPMNE-së, presin të arrijnë një konsensus në bisedime në një datë për zgjedhjet parlamentare, megjithëse të dyja kanë bërë të qartë në opinion se nuk po devijojnë nga pozicionet e tyre. Bisedimet pritet të përfundojnë me një takim të liderëve në fund të kësaj jave, pra deri në 30 maj, paralelisht me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme 14-ditore të shpallur nga Presidenti, Stevo Pendarovski.

Përfaqësuesit partiakë kanë komunikim të ndërsjellë që duhet të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për datën e zgjedhjeve, i cili nuk është në nivelin e lidershipit dhe nuk konfirmohet zyrtarisht.

LSDM-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga parti të mbështetur nga blloku shqiptar thanë që zgjedhjet do të zhvilloheshin në 21 qershor, por së fundmi kreu i partisë në pushtet, Zoran Zaev, tha se konsensus mund të arrihet përmes një dialogu. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, partia e të cilit propozoi zgjedhje në fund të gushtit ose fillim të shtatorit, gjithashtu tha se nëse paraqiten argumente përkatëse, ata janë të gatshëm për kompromis.

Qytetarët do të dalin në votime nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për zgjedhje

Në deklaratat e tij, Zaev përsëriti se nëse nuk ka marrëveshje deri më 30 maj, kur të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme dhe nëse ajo nuk vazhdon, aktivizohen afatet për zgjedhjet, të cilat do të mbaheshin në 21 qershor.

“Ne nuk kemi komunikim të drejtpërdrejtë midis nesh. Unë besoj se do të mbahet një takim i liderëve, sepse mundësia e mbajtjes së një takimi të tillë është deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Kur gjendja e jashtëzakonshme të përfundojë, mbetet enigmatike nëse do të ketë një takim të ri apo jo”, tha Zaev gjatë një eventi partiak në Strumicë.

Ai edhe një herë bëri thirrje për seriozitet, që opozita të pranojë përgjegjësinë dhe të arrijë një marrëveshje për t’i mbajtur zgjedhjet sa më shpejt, pra para fillimit të verës.

Nga vendlindja e tij të shtunën, ai dërgoi një mesazh se është e nevojshme që të gjendet një zgjidhje që zgjedhjet të mbahen para fillimit të verës, kryesisht për hir të shëndetit të njerëzve.

“Prandaj, mesazhi ynë, mesazhi im është: zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem. Mbajtja e zgjedhjeve kërkon kujdes dhe përgjegjësi nga secili prej nesh dhe është e qartë se zgjedhjet janë mekanizmi i vetëm demokratik që qytetarët të rimarrin legjitimitetin e legjislaturës dhe ekzekutivit”, tha Zaev.

Qytetarët do të dalin në votime nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për zgjedhje

Në konferencën e tij të fundit për shtyp të premten, Mickoski paralajmëroi se një pjesë e masave antikrizë të fashave të dyta dhe të treta nuk mund të zbatohen nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk zgjatet edhe pas 30 majit, sepse hyn në fuqi neni 8a i Kodit Zgjedhor, dhe të gjitha ato pagesa të jashtëzakonshme, përbëjnë vepër penale. Nëse qeveria është e sinqertë në synimet dhe premtimet e saj që janë pjesë e masaveë të fashës së dytë dhe të tretë dhe nëse me të vërtetë dëshiron t’i realizojë, sipas liderit të opozitës, atëherë nuk mund të ketë zgjedhje, gjashtëdhjetë ditë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Pra nëse gjendja e jashtëzakonshme përfundon më 30 maj, nuk mund të ketë zgjedhje deri më 30 korrik. Atëherë ata nuk e thonë të vërtetën dhe janë hipokritë dhe vazhdojnë të gënjejnë përsëri qytetarët”, tha Mickoski.

Masat pët mbrojtje nga Kovid-19 dhe fushata

Në mënyrë që të përgatiten për procesin zgjedhor, i cili do të duhet të realizohet duke zbatuar masat për mbrojtje kundër koronavirusit, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor patën një takim me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive. U parashtruan pyetje dhe dilema shtesë, të cilat pritet të marrin përgjigje këtë javë.

Ata gjithashtu kërkuan që shteti të sigurojë materiale mbrojtëse për zgjedhjet, për të cilat Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se për disa prej tyre mund të mbulohen shpenzimet.

Partitë paralajmërojnë fushata online, takime fizike në ambiente të hapura dhe pa mitingje. Sidoqoftë, detajet se si do të duket fushata dhe dita e votimit, duke pasur parasysh Kovid-19, sigurisht do të qartësohen pas caktimit të datës së zgjedhjeve.

Qytetarët do të dalin në votime nëse autoritetet shëndetësore japin dritën e gjelbër për zgjedhje

Megjithëse fushata zyrtare zgjedhore nuk ka filluar, partitë kanë filluar aktivitetet e tyre.

VMRO-DPMNE po promovon spote dhe LSDM të shtunën në tre njlsi zgjedhore pati takime koordinuese me kandidatët për deputetë. Pas takimeve, mbartësit e listave patën deklarata për mediat. Ata ishin në një distancë të përshtatshme nga njëri-tjetri dhe kishin maska mbrojtëse.