Qeveria gjermane mbetet në rekomandimin për mbajtjen e masave të përgjithshme siç është distanca fizike dhe kufizimi i kontakteve fizike pas 5 qershorit, njoftoi sot gazeta “Bild”.

Sipas onlajn edicionit të “Bild”, në takimin e sotëm të përfaqësuesve të njësive aleatëve dhe federale u bisedua për vazhdimin e masave të përgjithshme për luftë kundër përhapjes së koronavirusit, të cilat janë në fuqi nga mesi i marsit.

Sipas “Bild” në rekomandimet për prolongimin e masave ka kundërshtuar shteti federal Tirinshka, kryeministër i të cilit Bodo Ramelov shkaktoi kritika nga provincat tjera aleate për shkak të paralajmërimit të vet për heqjen e masave të përgjithshme për luftë kundër përhapjes së koronavirusit.

Ramelov paralajmëroi se do t’i propozojë qeverisë plan të quajtur “Koncept i rekomandimeve dhe luftë lokale Kovid-19” që shkaktoi “rajonalizim” në luftën kundër përhapjes së infektimit.

Loading...