Ndërkohë që të gjithë prisnim që princ Harry të ecte në hapat e vëllait e tij të madh dhe të jepte kontributin e tij në përfaqësimin e familjes mbretërore, ish-duka i Sussex-it jo vetëm që vendosi lirinë dhe lumturinë e familjes së tij para detyrave, por zgjodhi të largohej drejt një jete më të qetë. Larg zhurmës mediatike, duke krijuar kushtet e favorshme për të rritur sa më mirë princ Archie-n.

Sigurisht që largimi i tij dhe Meghan Markle shkaktoi zhurmë dhe shënoi një “skandal” për momentin, dhe jo vetëm, rastin e parë që një përfaqësues i familjes hiqte dorë vullnetarisht nga statusi mbretëror. Por vetëm tani është zbuluar një anë e errët e kësaj situata, shtrimi në klinikë psikiatrike e princit anglez, për çrregullim të stresit post-traumatik në Los Angelese.

Një bruim pranë familjes mbretërore, i cili dëshiroi të mos bënte publik emrin, ka zbuluar se çfarë ndodhi me princin 35-vjeçar.

“Harry pati një krizë të fortë nervore. As ai vetë nuk po e pranonte dot sa shumë ndryshoi jeta e tij pas largmit nga familja mbretërore. Meghan e detyroi atë të linte familjen e tij, miqtë dhe vendin për të ndjekur ëndrrën e saj në Hollywood. Por pak nga nga pak ky vendim u shndërrua në makthin e tij më të keq. Harry ndihej i humbur dhe i lënduar, ndaj kërkoi ndihmë mjekësore.”- u shpreh burimi.

Loading...