Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka treguar edhe një herë admirimin e tij për Cristiano Ronaldon.

Në një intervistë pa dyshim të destinuar të nxis spekulimet e reja për transferim, bossi i PSG lavdëroi “forcën e jashtëzakonshme të karakterit” të sulmuesit të Juventusit.

“Vit pas viti, ai tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri”, tha Al-Khelaifi për France Football.

“Cristiano mbetet i motivuar nga kjo dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë dhe gjithmonë shtyn kufijtë e tij”.

“Unë e admiroj këtë vullnet të jashtëzakonshëm. Ai është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë sportistët e së ardhmes”, vazhdoi ai.

Ronaldo është gati të kthehet në stërvitje, pasi ka mbërritur në Torino nga Portugalia ndërsa sezoni i Serisë A duket se do të rikthehet në vazhdim.

Loading...