Klubet e Premier Ligës kanë dhënë dritë të gjelbër për përfundimin e kontratës për ndryshim të pronësisë në Njukasëll, publikoi tabloidi “San”. Kumtesa zyrtare për këtë ndryshim pritet rreth 1 qershorit.

Sipas mediumeve britanike, Majk Eshli do t’ia shesë 80 për qind të aksioneve të klubit konzorciumit saudit, të udhëhequr nga princi Mohamed bin Salman. Kontrata është me vlerë 300 milionë funta.

Finalizimi i kontratës do t’i japë fund udhëheqësisë 13-vjeçare të Eshlit, i cili nuk është i preferuar nga fansat e Njukasllit për shkak të rezultateve mesatare dhe mungesës së investimeve serioze në ekip.

Loading...