Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lekbibaj të Tropojës, ku një 28 vjeçar është qëlluar me armë.

Mësohet se i riu është goditur në kokë me qytën e pistoletës dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë. I riu është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.