Portugalia është vendi europian i radhës që heq ndalimin e të bërit plazh edhe pse sezoni turistik nuk ka filluar zyrtarisht. Qytetarët u dyndën plazheve fundjavën që sapo kaloi, por duke respektuar rregullat e distancimit social, pjesë e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Jam e habitur si njerëzit u kthyen kaq shpejt në plazhe, por duket se të gjithë po e respektojnë distancën sociale. Ka më shumë pushues nga sa mendoja por masat po i respektojnë deri më tani”, tha një plazhiste.

Plazheve me popullin ishin edhe presidenti Marselo de Sousa dhe kryeministri Antonio Costa. Pjesa më e madhe e destinacioneve të famshme turistike europiane, plazhin e kanë lejuar.

Javën e kaluar edhe italianët u rikthyen në plazhe pas vendimit të qeverisë për lehtësimin e pengesave për shkak të pandemisë. Këto pamje janë xhiruar në plazhet e siciliane.

Dy javë më parë ishte Greqia që hapi plazhet. Në dy javët e para të këtij muaji hapën plazhet edhe Mali i Zi dhe Kroacia. Ky është vendimi i autoriteteve malazeze publikuar më 12 Maj ku përmendet edhe hapja e plazheve mes masave lehtësuese.

Në plazhet e Barcelonës, prej 8 Majit nuk është më i ndaluar plazhi. Ndërsa Franca renditet ndër vendet që ende nuk e lejojnë plazhin, të paktën deri në fillim të qershorit kur qeveria pritet të përcaktojë rregullat e reja kundër Covid-19.

Në gjithë plazhet e hapura deri më tani, pushuesit janë të detyruar të qëndrojnë me çadra, 2–3 metra larg njëri–tjetrit, në disa raste të mbajnë maska gjatë qëndrimit në rënë.

Loading...