Reperi Swarmz ka përplasur makinën e tij ‘Ferrari’ me autobusin dy-katësh në qendër të Londrës.

Fotot nga aksidenti u publikuan menjëherë në media aty ku tërhoqi vëmendje modeli i fundit i makinës.

Ferrari 488 Pista 250,000 funtësh, u dëmtua në pjesën e përparme pas përplasjes me autobusin i cili po ecte me 30-40km/h.

Makina sportive me vlerë rreth 250,000 euro, është shkatërruar ndërsa reperi ka njoftuar në Instagram se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Reperi bëri një postim në “Instagram” ku tregonte se kishte qenë në vendin e ngjarjes kur kishte ndodhur përplasja, por nuk thoshte nëse makina ishte e tij apo ishte dikush tjetër që po drejtonte automjetin luksoz.