Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani tha sot se drafti për kornizën e negociatave me BE-në pritet të merret në qershor, ndërsa Brukseli u informua se paketa e re e zgjerimit, pra Raporti Vjetor që pritet në qershor, do të shtyhet për në shtator.

“Tani për tani, çështja e kornizës është shtyrë për në qershor, 3 qershor është data e supozuar, por nuk është e mundur të thuhet saktësisht për shkak të kësaj vështirësi me takimet për shkak të pandemisë. Propozimi i parë që do të shpallet më 3 qershor në të vërtetë është drafti, korniza e propozuar nga Komisioni. Pastaj ajo kornizë shkon në KOELA, është organi i Këshillit të Zgjerimit në të cilin janë vendet anëtare dhe këtu ata vendosin pozicionet e tyre kombëtare. Sigurisht mund të ketë një efekt në nivelin e Komisionit. Por unë pres që KE të marrë një qëndrim neutral ndaj pikëpamjeve individuale të anëtarëve që mund të jenë ndonjëherë asimetrikë”, tha Osmani kur u pyet nëse kërkesat e Bullgarisë u përfshinë në kornizë dhe deri ku ka arritur harmonizimi.

Ai përsëriti se pret që Komisioni të ketë një pozicion neutral, pra një kornizë neutrale, dhe pastaj, siç tha ai, do të kalojë nëpër filtrat e shteteve anëtare dhe se do të ketë propozime nga vetë anëtarët, por, sqaroi, ne tashmë jemi duke punuar me Komisionin dhe vendet anëtare.

Loading...