Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut njoftoi se parashikon një heqje të pjesshme të kontrollit për qytetin e Nju Jorkut javën e 8 qershorit, me kusht që treguesit e shëndetit publik të jenë të kënaqshme.

Kjo heqje e kufizimeve, në fuqi që nga 22 mars, do të prekë vetëm një pjesë të ekonomisë, kryesisht ndërtimin dhe prodhimin, si pjesë e fazës së parë të planit të rihapjes së guvernatorit Andrew Cuomo.

“Ne jemi në rrugën e rihapjes më 8 qershor”, tha ai, në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

Plani lejon heqjen e izolimit vetëm pasi shtatë treguesit e përzgjedhur të shëndetit publik të jenë jeshilë, midis tyre ulja e numrit të pacientëve në spitale dhe ai i vdekjeve, për një periudhë të zgjatur (14 ditë rresht).

Deri më tani, Nju Jorku plotëson vetëm katër, por Cuomo tha se është i sigurt se të gjithë do të jenë të gjelbër brenda javës tjetër.