Njëzet e tre raste të reja me Kovid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit me çfarë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vend u ngjit në 1.921. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe një person të vdekur dhe nëntë pacientë të shëruar.

I ndjeri është një pacient 47 vjeçar nga Tetova me sëmundje kronike i cili dje me simptoma të virusit është pranuar në SPQ “8 Shtatori”,ndërsa sot është konfirmuar se ka qenë pozitiv.

Numri më i madh i infektuarve të rinj janë nga Shkupi -12, pas çfarë vijojnë Kumanova dhe Tetova me 4, Prilepi – 2, dhe Negotina një pacient.

ri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë

Në 24 orët e fundit janë bërë 702 testime prej të cilave 365 janë në suaza të skriningut.

Nga fillimi i epidemisë, në vend janë shëruar 1.387 pacientë, ndërsa kanë vdekur 112. Numri i rasteve aktive për momentin arrin 422.

Shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është:

• Shkup – 685, aktivë 178
• Kumanovë – 423, aktivë 27
• Dibër – 51, aktivë 0
• Shtip -38, aktivë 3
• Prilep -206, aktivë 55
• Tetovë – 165, aktivë 76
• Strugë – 71, aktivë 4
• Veles – 127, aktivë 49
• Manastir –28, aktivë 9
• Ohër -21, aktivë 6
• Kavadar – 5, aktivë 0
• Gostivar -21, aktivë 4
• Gjevgjeli – 4, aktivë 0
• Strumicë – 3, aktivë 1
• Kriva Palankë – 6, aktivë 1
• Radovish – 4, aktivë 0
• Krushevë – 3, aktivë 0
• Koçan – 31, aktivë 0
• Probishtip – 2, aktivë 0
• Kërçovë – 2, aktivë 0
• Negotinë -10, aktivë 3 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktivë 0
• Makedonski Brod – 2, aktivë 0
• Pehçevë – 3, aktivë 1
• Dellçevë -1, aktivë 0
• Vallandovë -1, aktivë 0
• Vinicë – 3, aktivë 1
• Kratovë -2, aktivë 1
• Berovë -1, aktivë 1
• Sveti Nikollë -1, aktivë 1

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në 24 orët e fundit janë pranuar 8 pacientë të rinj, të hospitalizuar janë gjithsej 56 pacientë. Në aparat me oksigjen janë 32, në ventilim mekanik janë dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 6 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 16 pacientë janë hospitalizuar. Në respiratorë janë 5 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 6 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar tetë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe tre pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në mjekim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë hospitalizuar 44 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Loading...