Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të
pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja.

Të pandehurit M.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 të KPP-së, njofton Klan Kosova

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku i arratisjes së tij, pasi që i pandehuri M.M. punon dhe vepron në Gjermani dhe në këtë mënyrë do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund ta përsëris veprën penale, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte kërcënuar të dëmtuarën dhe familjen e saj” thuhet në komunikatë.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Loading...