Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, divizioni për çështje penale ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje.

Të pandehurit B.A. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, njofton Klan Kosova

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin – vëllain e tij” thuhet në komunikatë.

Loading...