Një nëndetëse mahnitëse planifikon tu japë turistëve mundësinë të përjetojnë një ekspeirencë si asnjë tjetër.

Nëndetësja ‘Triton DeepView 24’ mund të mbajë deri në 24 pasagjerë në 100 metra thellësi. Në këtë udhëtim turistët kanë mundësinë të shohin pamje magjike falë dritareve panoramike në një ambient të rehatshëm 15,4 metra të gjatë, i cili do të jetë i pajisur me kondicioner ajri.

Ata që mund të kenë frikë nga kjo eksperiencë duhet të kujtojnë faktin se kompania Triton Submarines që e mundëson, ka ndërtuar gjithashtu nëndetësen që vitin e kaluar theu rekordin për zhytjen më të thellë, 10,927 metra thellësi.