Sipas informacioneve nga Qendra për Shëndet Publik në Veles në 24 orët e kaluara nuk ka të regjistruar të sëmurë të rinj nga Kovid-19, ndërsa me këtë në Veles pesë ditë me radhë nuk ka të sëmurë të rinj të regjistruar prej 21 majit kur ishin 127, prej të cilëve sot aktivë janë 40.

Siç informon për MIA-n, zëdhënësja e ISHP Spitali i Përgjithshëm Veles mjekja Vesna Nedellkovsa Nikollova sot nga Reparti infektiv i spitalit është lëshuar një pacient i shëruar, ndërsa në këtë repart sot ka 18 pacientë të gjithë me test pozitiv të Kovid-19.

Nedellkovska Nikollova informoi se një grua e moshës rreth 60-vjeçare në gjendje më të rëndë shëndetësore nga Reparti Infektiv i Spitalit të Përgjithshëm të Velesit sot është dërguar në mjekim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive në Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë sot informuan se në Klinikën Infektive në Shkup ndërroi jetë një paciente nga Velesi në moshën 78-vjeçare e hospitalizuar më 15 maj.