Një pronar i një stalle bagëtish është plagosur me armë ditën e sotme nga disa grabitës.

Ardian Babasi, ka pikasur autorët, të cilin këta të fundit e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime për ABC News kanë njoftuar se Babasi ka njohur njërin prej tyre.

Autori Ahmet Smaci ka paralajmëruar Babasin të mos afrohej se ka armë, por me sa duket Babasi nuk është bindur dhe Smaci ka qëlluar duke e plagosur.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Loading...