Lëvizja për Iliridën – lëvizje që duhet përkrahur nga të gjithë shqiptarët

Tokë shqiptare e pushtuar
Tokë shqiptare e tradhtuar
Nga sllavë e masakruar
Iliridë trime Shqiptari…
e mbetur në vetmi!

Mona Agrigoroaiei

Trojet tona shqiptare të ndodhura nën pushtimin dhe kolonizimin sllavo-maqedonas, kanë mbetur nën mëshirën e fatit dhe nën thundrën e pushtuesve sllavë dhe të kolaboracionistëve shqipfolës.

Pas një luftë çlirimtare e mbetur në mes dhe pas një marrëveshjeje tradhtare si ajo e Ohrit, statusi i këtyre trojeve dhe të popullsisë shqiptare ka mbetur në kushte pabarazie e skllvërie të plotë.

Nga lufta çlirimtare kanë përfituar jo populli, por oligatkët e shitur shqipfolës të partive politike dhe … sigurisht … pushtuesit sllavo-maqedonas që kanë fërkuar në vazhdimësi duart se i skllavërojnë ende shqiotarët.

Në kushtet kur për arsye gjeostrategjike, Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtare e NATO-s, nuk mundet më që populli shqiptar të këtyre anëve të ngrit krye në mënyrë klasike me luftë çlirimtare. Luftën çlirimtare e kemi humbur si opsion veprimi, sepse nuk e nisëm kur dhe si duhej dhe sepse lejuam që luftëtarët tanë të vihen në kurthin e Kumanovës!

Si rrjedhojë, opsioni i vetëm i veprimit mbetet e do të mbetet federalizimi i Maqedonisë, përmes krijimit të Republikës Ilirida. Kjo Republikë Ilirida brenda Maqedonisë së Veriut, do t’i garantojë statusin e barabartë entitetit kompakt shqiptar dhe kompaktësinë territoriale popullit shqiptar.

Përpjekjet për formimin e Republikës Ilirida ishin të shumta deri më tani – disa dekorativë, madje qesharakë dhe të pasuksesshmë…

Republika e Iliridës mbeti shumë vite në tentativë sepse i mungoi një lëvizje koherente e kombëtare dhe udhëheqës që të çojnë përpara këtë projekt të duhur.

Një lëvizje të tillë ëdhtë dalë tani nga trungu i popullit – Lëvizja për Iliridën. E konsideroj se kjo Lëvizje do të arrijë sëndërtimin e këtij projekti përmes seriozitetit të përgatitjeve për këtë projekt të një rëndësie gjithkombëtare. Dhe kjo Lëvizje duhet përkrahur nga të gjithë shqiptarët.

Rumani, 21 maj 2020

Loading...