Disa adoleshentë kanë gjuajtur me shkelma dhe kanë tërhequr zvarrë një oficer policie në një park. Ai i paralajmëroi adoleshentët për rregullat e bllokimit, por ata e sulmuan duke pësuar lëndime në dorë dhe kokë.

Policia arrestoi një të rritur dhe dy të mitur direkt pas kësaj ngjarje.

Në një deklaratë, policia u shpreh:”Ne jemi të vetëdijshëm për komentet në mediat sociale dhe për një video që po qarkullon, në lidhje me sulmin e një prej oficerëve tanë këtë mbrëmje në Parkun Byfleet West.

Mund të konfirmojmë që në orën 7:40 të mëngjesit, morëm një thirrje në lidhje me një grup të rinjsh të cilët kishin shkelur rregullat e distancimit social për parandalimin e Covid-19. Ne dërguam një oficer dhe u sulmua nga një grup të rinjsh.

“Oficeri ynë është dërguar në spital me lëndime të lehta në dore dhe kokë, dhe tre persona (një i rritur dhe dy të mitur) u gjetën dhe u arrestuan”.

 

 

 

Loading...