Një trup pa shenja jete është gjetur dje në Zhabar të Mitrovicës, nga policia rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimt, njofton Klan Kosova.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima e gjetur pa shenja jete ishte i gjinisë mashkullore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, prokurori dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Loading...