Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konsideron se fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit do të ishte periudhë e mirë e mbajtjes së zgjedhjeve nga pozicioni i mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Mickoski sonte në emisionin Klan debat ka shpjeguar se te LSDM mendimi është më ndryshe.

“Ata vlerësojnë se ministri i tyre për Shëndetësi ka simpati te qytetarët dhe me këtë mendojnë se do të marrin mbështetje të madhe nga qytetarët. Por ka edhe grupe të caktuara të qytetarëve të cilët nuk do të dalin nga frika e koronavirusit, por edhe pasi janë të dëshpëruar nga ky pushtet i cili premtonte shumë, por nuk u përmbush asgjë”, ka thënë mes tjerash Mickoski, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.