Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fjalëve të kryeministrit Rama i cili u shpreh se nuk i është dorëzuar asnjë platformë nga kreu i shtetit.

Meta shkruan në Tëitter se platforma i eshte paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 dhe kjo eshte FAKT.

“Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt” thote Meta

Reagimi i Metës

Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.

Më herët Rama tha:

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, shkruan Rama.

Loading...