Werder Bremen, bashkë me Milot Rashicën, e kanë shijuar humbjen e parë në xhiron e parë pas rikthimit në aksion të Bundesligës. Vendasit u mposhten 4-1 nga Bayer Leverkusen

Me kthimin e Bundesligës pas pauzës dy mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, u mendua se Werder Bremen do të kthehej ai i vjetri, skuadra që për një pikë sezonin e kaluar dështoi të kualifikohet në Europa League.

Megjithatë, Werderit me Rashicën titullar, gabuan sërish në shtëpi, u turpëruan duke u mposhtur 4-1.

Sido që të jetë, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, për aq sa ishte në fushë, 85 minuta, u mundua të bëjë diçka, por ishte e pamundur pa ndihmën e të tijve.

Ai u vlerësua nga “Whoscored” si futbollisti më aktiv për Werderin dhe një ndër më të mirët e ndeshjes, duke u notuar me notën 7.01.

Xhiron e ardhshme, me 23 maj, Werder udhëton te Freiburgu.

Rashica me shokë duan vetëm fitore në atë takim, në të kundërtën, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Bundesliga 2, pasi gjenden shumë keq në renditje, në vendin e 17 me vetëm 18 pikë.

Loading...