Më shumë se 5 158 750 raste infektimi dhe 335 538 të vdekur janë regjistruan në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 1 937 200 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 784 vdekje të reja dhe 109 329 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 627 Brazili me 1 188dhe Spanja me 688.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 971 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 255 të shëruar. 4 raste të reja infektimi u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes.

T mobile In article [4]

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 590 225 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 95 490 vdekje dhe 298 418 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 36 393 vdekje për 254 195 raste, Italia me 32 616 vdekje për 228 658 raste Spanja me 28 628 vdekje për 234 824 raste dhe Franca me 28 289 të vdekur për 182 219 raste.

Europa – 1 984 377 raste (172 353 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 672 638 raste (101 814 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 651 198 raste (36 007 viktima).

Azia – 414 682 raste (13 498 viktima).

Lindja e Mesme – 325 644 raste (8 606 viktima).

Afrika – 101 775 raste (3 131 viktima).

Oqeania – 8 440 raste (129 viktima).

Global