Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se mbi 10 mijë porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti.

Pagesat e Bonusit të bebes po vijojnë pa ndërprerje për të gjithë të porsalindurit e brenda dhe jashtë vendit.

Në 4 mujorin e parë kanë përfituar bonusin e bebes në total 10,275 të porsalindur, prej tyre 6,990 lindje në spitale publike, 1572 në spitale private dhe 1713 lindje jashtë vendit.

Bonusi i Bebes në ndihmë të familjeve të reja dhe atyre më shumë fëmijë ka hyrë në vitin e dytë të zbatimit dhe vijon të mbështesë fëmijën e parë me 40 mijë lekë, të dytin me 80 mijë lekë dhe fëmijën e tretë me 120 mijë lekë. z.tosku