Pa turp Hristijan Mickoski pranoi se i ka dërguar mesazhe dhe është dëgjuar me telefon me punonjësit e MPB-së që po kryenin një hetim në të cilin ai vetë ishte subjekt.

Këtë, sipas pranimit të tij, Mickoski e ka bërë me ndihmë të drejtpërdrejtë nga ministri teknik, Naqe Çulev.

Me cilin ligj dhe me cilën rregullore Çulev i dha Mickoski një numër telefoni nga një ndihmës ministër në Ministrinë e Brendshme, që ai të bënte presion mbi hetimin që po zhvillohet për të? A u jep Çulev numra telefonit të gjithë personave kundër të cilëve zhvillohen hetimet nga persona të Ministrisë së Brendshme, që kryejnë hetime, në vend që të mbrojnë integritetin e tyre profesional?

Në këtë mënyrë, Mickoski dhe Çulev shkelin ligjet, sepse çdo qytetar, madje edhe çdo personi që përfaqëson ndonjë institucion është i ndaluar t’i paraqitet si një zyrtar që kryen një hetim dhe të interesohet për rastin e tij.

Koha kur me thirrje telefonike nga pallati i bardhë ngriheshin ose ndërpriteshin hetime, u montonin raste dhe diktonin aktgjykime, përfundoi.

LSDM-ja, qytetarët, opinioni nuk do të lejojnë kthim të VMRO-DPMNE-së. Regjim – asnjëherë më!

Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së

Loading...