Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, deklaroi në “Ditari” në A2 se policia nuk ka ushtruar dhunë gjatë protestës së 17 majit.

“Policia ka shoqëruar me forcë, nuk ka patur dhunë. Duhet të dimë diçka, shteti ka ligje dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë përbën vepër penale. Edhe kundërshtimi i organizuar përbën vepër penale. Individë të caktuar kanë shkuar te policia, kanë vënë dorë mbi të dhe pastaj ankohen se janë shoqëruar. Kur policia kërkon të neutralizojë fizikisht dikë, të ul në tokë dhe të lidh”, tha Lleshaj.

“Nuk mund të ndodhë që çdo person, qoftë student, profesor, akademik, t’i japë vetes të drejtën që sa herë që nuk është dakord me diçka, të marrë gurin në dorë. Kjo nuk mund të ndodhë. Në momentin që qytetari godet, e ka humbur të drejtën në raport me policin”, shtoi ministri./A2/

Loading...