Leipzig i Julian Nagelsmann po zhvillon një sezon të shkëlqyer teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të me 7 pikë më pak se kryesuesit e Bayern Munich.

Me fitoren 0-5 në transfertën e të dielës ndaj Mainz 05, Leipzig theu rekordin e Bayernit për numrin e golave të shënuar gjati një sezoni ndaj një skuadre të vetme. Plot 13 gola i ka shënuar skuadra nga Gjermania Lindore, Mainzit në këtë sezon, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në historinë e Bundesligas.

Leipzig ka sulm aq të frikshëm saqë theu edhe rekordin e Bayern Munich që në sezonin 2013-2014 arriti t’i shënonte 12 gola Wolfsburgut.