Amerika është në kaos pas vrasjes së George Floyd nga ana e forcave të ruajtjes së rendit.

46-vjeçari nga Karolina e Jugut humbi jetën të hënën e kaluar në Shtetin e Minesotës, më saktë në qytetin Minneapolis, pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga katër policë të zonës.

Ngjarja shkaktoi, përveç polemikave, shumë protesta në zonën Minneapolis – Saint Paul, duke rihapur sërish debate të shumta në lidhje me reagimin e dhunshëm të forcave të ruajtjes së rendit ndaj njerëzve me ngjyrë.

Ne rrjetin social në Twitter, shumë personalitete, sportist, artistë, këngëtarë etj kane reaguar me ngjarjen e shëmtuar që ndodhi, derisa një gjë të tillë e ka bërë edhe një ndër më të mirët në histori të NBA, LeBron James.

“Pse nuk na do Amerika?”, është një prej postimeve të shumta që ai vazhdimisht po i bën për vdekjen e George Floyd që vërtetë ka shkaktuar kaos.

Por si erdhi deri te vrasja e Floyd?

George Floyd u denoncua nga punonjësi i një marketi, për shkak të përdorimit të një kartmonedhe 20-dollarëshe të falsifikuar.

Floyd u arrestua në Powderhorn, një lagje në jug të qendrës së Mineapolisit, dhe pasi kundërshtoi fillimisht forcat e rendit ai bëri rezistencë dhe refuzoi që të qëndronte në këmbë apo të shkonte në rajon, duke u rrëzuar dy herë, për të evituar futjen në makinën e policisë.

Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e një restoranti aty pranë apo edhe nga dëshmitarë të ndryshëm tregojnë se George Floyd u është lutur vazhdimisht katër oficerëve për ta lëshuar, duke iu përgjëruar që të mos ta vrisnin, ndërsa në vijim, teksa ndodhej me duart prapa, i prangosur, dhe me fytyrën përdhe, ai i ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme oficerit të policisë, Derek Chauvin, që i kishte vendosur gjurin në fyt, se nuk po arrinte të mbushej dot me frymë.

Chauvin e mbajti nën vete viktimën, duke i peshuar me gju në pjesën e grykës për një kohë që zgjati plot 8 minuta e 46 sekonda, madje ekspertët kanë arritur në përfundimin se George Floyd është mbajtur në një pozicion të tillë edhe 2 minuta e 53 sekonda pasi i kishte rënë të fikët dhe nuk reagonte më fare.

gjarja shkaktoi, përveç polemikave, shumë protesta në zonën Minneapolis – Saint Paul, duke rihapur sërish debate të shumta në lidhje me reagimin e dhunshëm të forcave të ruajtjes së rendit ndaj njerëzve me ngjyrë.

Byroja Federale e Hetimit në vend, FBI, hapi një hetim të menjëhershëm në lidhje me procedurën tepër të diskutueshme që vu në zbatim përgjatë momentit të arrestimit, që më pas rezultoi edhe fatale për jetën e 46-vjeçarit me origjinë afro–amerikane.

Të nesërmen, të katër oficerët u shkarkuan nga detyra, ndërsa ditën e premte, ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, u arrestua dhe ndaj tij u ngritën pa humbur kohë akuza për vrasje të shkallës së tretë.

Protestat edhe sot vazhduan në Amerikë dhe është premtuar se s’do të ndalen.