Teoritë e Konspiracionit dhe lajmet e rrejshme për koronavirusin, krijuan kaos të madh si nëpër botë ashtu edhe në vendon tonë. Madje ato janë nga më të ndryshmet. Kur virusi doli jashtë Kinës, më shumë lajme të rrejshme u shfaqën rreth rrjetit “5G”. Teoritë konspirative që morën hov të madh edhe në vendin tonë janë se:

“Nuk ka Koronavirus, izolimi i banorëve bëhet për tu instaluar rrjet 5G larg syve të qytetarëve”

“Koronavirusi është shpikur me qëllim që njerëzit të marrin vaksinën përmes së cilës do u vendoset një mikro-çip, dhe përmes 5G do të kontrollohet çdo qytetar”

“Korona Virusi është prodhuar në Laboratori”

Përhapja me shpejtësi e “Covid 19” nëpër Botë, ndikoi që me shpejtësi të përhapen edhe metodat e rrejshme për kurimin e tij, ndër të cilat ishin:

“Covid 19 është virus si gjithë të tjerët, shërohet me mjaltë dhe hudhra”

“Mbaj frymën për 10 sekonda, nëse nuk kollit nuk je i infektuar”

“Shërohet me Alkool”

Ekspertët thonë se teoritë e konspiracionit gjithmonë shfrytëzohen për interesa të grupeve të fuqishme, partive politike dhe bizneseve që kanë për qëllim të shtrembërojnë realitetin. Megjithatë janë në dëm të qytetarëve dhe proceseve shoqërore.

Edhe më e tmerrshme është se nga numri i madhe i ofertave të lajmeve nuk mund të bëjnë dallimin cili lajm është i vërtetë dhe cili i rrejshëm, ndërsa produkti kryesor i saj është shkatërrimi i besimit tek institucionet e sferave të ndryshme dhe personave profesionist të cilat kanë njohuri dhe kur thonë diçka duhet tu besohet. Kjo situatë krijon mos besueshmëri të plotë dhe humbjen e individit në një shoqërinë moderne për të mos ditur se çka është lajm i rrejshëm dhe çka është lajm i vërtetë”-tha Magdalena Mihajllovska, komunikologe.

Për tu luftuar këto teori të rrejshme, shumë vende të botës vendosën masa konkrete për ata që shpërndajnë lajmet e pavërteta.