Të mos promovohen masat, zbatimi i të cilave është në vijim dhe opinioni tashmë është i njoftuar, si dhe masat që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me sanimin e pasojave nga kriza e koronavirusit, tregon Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Komisioni, i cili më 21 maj dhe 22 maj së bashku me përfaqësuesin e Platformës së Shoqatave Qytetare për Luftimin e Korrupsionit, kishte takim me ministren e Financave, Nina Angellovska, dhe këshilltarin për Çështje Ekonomike në Qeveri, Fatmir Bytyqi, në lidhje për pakon e tretë të masave ekonomike, gjithashtu bëri thirrje për të pasur kujdes që një person të mos përdor kompensime nga masa të ndryshme, për të siguruar transparencë të plotë për personat që si shfrytëzues do të përfshihen nga secila masë individualisht.

Mundësia që secili qytetar të ndjekë procesin përmes platformës elektronike, do të sigurojë, sipas KSHPK-së, respektimin e parimit të transparencës në zbatimin e masës.

Në takimin për pakon e tretë anti-krizë, Angellovska dhe Bytyqi njoftuan se gjatë përgatitjes së masave, janë ndjekur rekomandimet e KE-së dhe OEBZH-së, të cilat janë dhënë në drejtim të rimëkëmbjes së vendeve të prekura nga pandemia. Ministrja dhe këshilltari thanë që masat bazohen në analizën dhe vlerësimin e bërë të gjendjes në ekonominë e vendit, analizën krahasuese me vendet e rajonit, si dhe analizën e efekteve të masave të ndërmarra.

“Gjithashtu u informuam se vetëm katër masa mund të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi të jenë përfunduar të gjitha pjesët e procesit të përgatitjes, gjë që ka të ngjarë të ndodhë në tremujorin e tretë të vitit. Siç u theksua, masat u përgatitën përmes procesit të gjerë të konsultimi me shumë ekspertë dhe përfaqësues të odave dhe partive politike nga opozita, me qëllimin e vetëm për të stimuluar konsumin dhe për të mbështetur furnizimin e brendshëm, pra zvogëlimin e pasojave të krizës ekonomike”, thekson KSHPK.

Masa “shpërblim për mjekët dhe personelin mjekësor të departamenteve të sëmundjeve infektive” në këtë periudhë të pandemisë nuk është lëndë e vlerësimit për sa i përket rrezikut të ndikimit në trupin e elektoratit, masa “kompensime për papunësinë e personave që kanë humbur vendin punës së tyre” nuk është masë e re, por plotësohet me numrin e personave që kanë mbetur pa punësim.

Pyetjet e KSHPK-së dhe përfaqësuesit të Platformës në këtë takim, siç informojnë nga Komisioni, kishin për qëllim ndikimin e mundshëm të masave mbi votuesit nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen së shpejti, me çka fokus të veçantë nëse masat sillen nga nevoja, domosdoshmëria dhe emergjenca, pra nëse janë të lidhura ngushtë me shkakun që shkaktoi gjendja e jashtëzakonshme, cilat janë kriteret për përcaktimin e grupit të synuar të shfrytëzuesve dhe nëse respektohet parimi i transparencës dhe përgjegjshmërisë.