Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Arden, mbeti e qetë gjatë kohës së tërmetit, i cili ka ndodhur derisa ajo ka dhënë intervistë të drejtpërdrejtë në televizion. Arden e ndërpreu udhëheqësin e Njuz’hab, Rajan Brixh, që t’i tregojë se çka po ndodh në kompleksin parlamentar në kryeqytetin e vendit, Uelington.

“Kemi tërmet të vogël këtu, Rajan, respektivisht edhe jo aq i vogël”, tha kryeministrja.

“A shihni se si gjërat po lëkunden këtu pas meje”, shtoi ajo.

Tërmeti me fuqi prej 5,6 ballë, u regjistrua sot në oqean në rreth 100 kilometra në verilindje të Uelingtonit, sipas Institutit gjeologjik amerikan.

Arden e vazhdoi intervistën dhe i tha udhëheqësit se tërmeti është ndalur.

“Mirë jemi, Rajan. Duket se jemi në vend të mirë”, tha ajo.

Loading...