Hapja e objekteve hotelierike, të kopshteve dhe shkurtimi i orës policore, janë disa nga temat për të cilat Komisioni për sëmundje infektive sot do të duhet të debatojë, pas paralajmërimeve se do të ketë lehtësime të masave pas festave.

Sipas rekomandimeve paraprake të Komisionit, duhet të sillet vendim për cilat kritere do të hapen kafenetë, gjegjësisht të ketë numër të kufizuar të vizitorët, distancën mes tavolinave ose mundësi që të funksionojë vetëm tarraca ose kopshti veror i objekteve.

Komisioni në seancën e sotme është e mundur të debatojë edhe për hapjen e kufijve, edhe pse ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe javën e kaluar tha se ende është herët për këtë.