Policia ka arrestuar një 57-vjeçare me iniciale N.P. banuese në Hamallaj pasi ka kërcënuar me armë A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, mësohet se 57-vjeçarja, është konlifktuar me fqinjën, për një vend parkimi.

Pas kontrollit të ushtruara në një shtëpi të braktisur larg shtëpisë së 57-vjeçares, u gjetën dhe u sekuestrua një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Loading...