Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë spektër të gjerë të sëmundjeve psikologjike dhe ju bëri thirrje shteteve ta kyçin shëndetin mental dhe problemet psikosociale në planin e tyre për luftë kundër Kovid-19, thuhet në dokumentin e publikuar sot të organizatës botërore.

Që atje thuhet se pandemia në mënyrë serioze ndikon mbi shëndetin mental të profesionistëve mjekësorë, punonjësit e larguar nga puna, familjet në të cilat shkolla është zhvendosur në shtëpi, e deri tek më të moshuarit të cilët vuajnë nga vetmia dhe shqetësimet, transmeton Bi-Bi-Si.

Në dokument thuhet se shëndeti i mirë mental është kyç për funksionimin e shoqërisë dhe se pa u kujdesur për këtë, bota do të përballet jo vetëm me pandemi por edhe me krizë shëndetësore psikike.

Loading...