Sulmuesi i Pari Sent-Zhermen, Edinson Kavani mezi pret që të nënshkruajë kontratë të re me klubin. Lojtari i ekipit kombëtar të Uruguajit ka marrë disa oferta nga klubet që duan ta tërheqin atë si agjent të lirë pas përfundimit të sezonit. Megjithatë, ai preferon ta vazhdojë kontratën e tij me parisienët.

“Ekip” shkruan se Kavani është gati të ulë pagën e tij për 40 për qind për të qëndruar në “Park de Prens”. Ai merr 16 milionë euro në vit, ndërsa Interi i ofron atij 5 milionë për një sezon për ta forcuar skuadrën.

Gjatë fushatës aktuale, sulmuesi ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola në të gjitha turniret.

Sidoqoftë, ai u mundua nga dëmtimet dhe e humbi vendin e tij startues në PSZH në dëm të Mauro Ikardit.

Loading...