Aleksandar Ivanovski, ish-inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup, sot drejton sektorin e politikës tatimore në Konferederatën Fiskale Evropiane në Bruksel, organizatë e asociacioneve dhe instituteve tatimore në Evropë. Ai para do kohë është emëruar edhe anëtar i trupit këshillëdhënës të Komisionit Evropian si ekspert i pavarur i politikave tatimore. Në bisedën për MIA-n, Ivanovski flet për botën pas kovidit dhe analizon pasojat nga kjo krizë unike për Maqedoninë e Veriut, si dhe masat për të ndihmuar ekonominë që i propozon Qeveria e Maqedonisë.

Cilat janë perspektivat për Maqedoninë e Veriut pas krizës me Kovid-19, cilat do të jenë pasojat?

Projeksionet e Economist Intelligence Unit janë se përkundër performansit të mirë ekonomik para krizës, ai do të ndërpritet përnjëherë dhe fatkeqësisht pritet rënie e prodhimit bruto vendor. Mirëpo pritet edhe konsolidim me shpresë për çeljen e bisedimeve me BE-në. Kemi një potencial që bisedimet të çelin rrugë për forcimin e ekonomisë. Aspekti i dytë është ai në aspektin global të ndërrohen zinxhirët e furnizimit dhe pritet varshmëri më e vogël e ekonomisë evropiane nga Kina dhe Azia. Edhe këtu pritet që ato aktivitete intensive të punës të përfitojnë për shkak se ekonomitë e mëdha evropiane do të kthehen drejt furnizuesve nga Evropa Lindore dhe këtu Maqedonia e Veriut do të mund ta shfrytëzonte këtë si mundësi. Dua të besoj se kriza të këtilla mund të shfrytëzohen prej vendeve si Maqedonia e Veriut për shkak se do të ketë ristrukturim të kërkesës globale dhe të ekonomisë globale. Kjo është mundësi që duhet të përdoret përmes strategjive të ndryshme. Njëra prej tyre është “rritje dhe zhvillim i gjelbër”, që veçanërisht diskutohet në nivel të BE-së. Kjo është mundësi për të investuar në periudhën pas kovidit, të gjitha ato mbështetje shtetërore që përdoren të jenë të kushtëzuara me kritere që të jenë të gjelbra. Kjo do të ishte benefit për Maqedoninë e Veriut e cila është vend të cilit i nevojitet zhvillim i projekteve për mjedis jetësor.

Cilët janë sektorët në të cilat duhet të fokusohen autoritetet në periudhën pas krizës?

Ka shumë rekomandime për vende si Maqedonia e Veriut që janë lëshuar nga institucionet relevante. Fondi Monetar Ndërkkombëtar (FMN) rekomandon konsolidimi pas kovidit të jetë i fokusuar në tri parime: sa më shumë që të jetë e mundshme të mbështeten amvisëritë dhe konsumi i mallrave dhe shërbimeve, me këtë do të mundësohet ruajtje e njëfarë standardi të jetesës së qytetarëve dhe stimulim i ekonomisë vendore. Parimi i dytë është që të përdoren mjetet sipas parimit të menaxhimit të mirë fiskal, gjegjësisht “ilaçi” të jetë adekuat me “sëmundjen”. Në këtë kuptim intervenimet Qeveritare duhet të jenë të fokusuara në transparencën më të madhe dhe llogaridhënien në ofrimin e ndihmës shtetërore. Pra, të përtërihen tërësisht informacionet për mënyrën e punës së ndërmarrjeve, për intervenimet qeveritare, etj. gjithçka të jetë e bazuar në atë parim të llogaridhënies. Elementi i tretë është që të sigurohet strategji e shëndoshë fiskale që do të mundësojë nxitje pozitive në mënyrë që sistemi tatimor të jetë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë.

Thuajse u publikuan rekomandimet e Komisionit Evropian në raport me politikën tatimore, mes tjerash, në kuadër të dialogut për semestrin evropian. Çfarë thonë rekomandimet?

Në këtë fazë paraaderuese, para fillimit të bisedimeve me BE-në, ka mbikëqyrje më të madhe të atyre standardeve të ekonomisë dhe sistemit tatimor. Para krizës performanset ishin relativisht të mira, Komisioni Evropian kishte dhënë vlerësimin se Qeveria përballet relativisht mirë, me rekomandime të shumta. Rekomandimi më i rëndësishëm ishte që përfundimisht të miratohet reforma tatimore për periudhën 2021-2023. Ky është një dokument i rëndësishëm që Ministria e Publikoi në janar të këtij vitit dhe bazohet në pesë prioritete që janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ky është tatimimi korrekt, në kontekst të rekomandimeve për parandalimin e evazionit fiskal dhe transferimin e fitimeve në parajsa tatimore. Element tjetër është bashkëpunimi dhe roli më i mirë koordinues mes institucioneve. Më pas, transparenca, e përmenda edhe paraprakisht, për shkëmbimin e informacioneve. Maqedonia e Veriut është nënshkruese e dokumentit të OECD-së (Organizatë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik), për kontrollin e ndërsjellë të reformave veçanërisht për shkëmbimin e informacioneve. Institucionet tona kur do t’i kenë këto informacione do të kenë qasje përkatëse në fitimet, të ardhurat, që realizohen në territorin dhe që Qeveria ka të drejtë t’i tatimojë, por të cilat, për shkak të mangësive paraprake sistemore janë dërguar në parajsat tatimore, pa pasur DAP-i mekanizma për t’i ndjekur ato rrjedha. Ky proces tani çelet dhe Komisioni Evropian insiston në këtë proces. Përfundimisht, tatimimi i gjelbër, element kyç për shkak se mundëson qëllim të dyfishtë – i pari është që të tatimohen ndotësit, ata që i përdorin resurset natyrore dhe të riinvestohen ato mjete në projekte të gjelbra, dhe elementi i dytë është që të ristrukturohet përzierja tatimore. Në vend të mbështetjes më të madhe në TVSH-në, të ketë mbështetje më të madh në tatimet e gjelbra, trend i përgjithshëm është ky i Komisionit të ri Evropian.

A nuk i sillte tatimi progresiv të ardhura të mjaftueshme shtetit?

Kjo është në raportin e Ministrisë së Financave, se ndonëse në aspektin teorik të ardhurat sipas tatimit progresiv do të duhej të jenë më të mëdha, analiza tregon se ky jaz tatimor është rritur. Pse? Meqë perceptimi është po aq i rëndësishëm i obliguesve tatimorë kur i miratoni ato ndryshime. Nëse ato ndryshime janë ad hok, nuk do ta arrini progresivitetin e dëshiruar, por kontribuoni në konfuzionin dhe rënien e të ardhurave tatimore. Mirëpo, tatimi progresiv është rekomanduar për Maqedoninë e Veriut edhe në raportet e FMN-së dhe të Bankës Botërore (BB), është analizuar në raportet e KE-së, e cila ka qëndrim më neutral, meqë është përzgjedhje e çdo vendi, në përputhje me nevojat e tij, këtë debat duhet ta ketë dhe këto janë politika që duhet të jenë në platformat zgjedhore në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë më të saktë se si Qeveria e ardhshme do të strukturojë sistemin tatimor nga aspekti i tatimimit korrekt.

Zgjidhja është drejt kthimit nga tatimi i sheshtë?

Raportet tregojnë se është zgjidhje për rritjen e të ardhurave, mirëpo, siç thashë, janë të rëndësishme më shumë aspekte dhe nuk do të mundja të them nëse është zgjidhje, veçanërisht në situatën pas kovidit. Veçanërisht kur duhet të kemi parasysh se kjo është situatë unike dhe zgjidhjet do të duhet të jenë unike. Dhe nëse i shikojmë zgjidhjet e qeverive nëpër botë, secila Qeveri ndërmerr masa siç i konvenojnë ekonomisë. Duhet të dihet se çfarë i nevojitet ekonomisë së Maqedonisë. Mendoj se gjërat nuk janë bardh e zi, duhet marrë parasysh kontekstin, sjelljen e obliguesve tatimorë dhe si investohen mjetet e qytetarëve.

Shikojmë se në nivel të BE-së bien disa dogma dhe tabu rreth rregullave të arta buxhetore, për shembull për ndihmën shtetërore, mes tjerash, për shkak të krizës. Çfarë pasojash do të ketë këto tronditje?

Kjo është çështje kyçe. BE-ja ka rregulla strikte për ndihmën shtetërore edhe para krizës KE-ja vazhdimisht bën kontrolle se si qeveritë japin ndihmë shtetërore dhe ndalojnë të ashtuquajturën ndihmë të tejdukshme, veçanërisht në formë të lehtësimeve tatimore të obliguesve dhe sektorëve konkret tatimor. Ato rregulla tani janë të relaksuara dhe shikojmë se KE-ja në bazë ditore aprovon ndihmë shtetërore për disa segmente dhe kompani të caktuara, veçanërisht për industrinë ajrore. BE-ja ka miratuar kornizë kohore për ndihmë shtetërore në të cilën janë numëruar kushtet për ndarjen e asaj ndihme shtetërore. A do të shkaktojë tërmet ose jo, siç thashë, kohërat janë unike dhe kërkojnë zgjidhje unike. Tashmë ekziston debati në BE për atë se sa ndihma shtetërore që është dhënë nga vendet si Gjermania do të shkaktojë distorzion të tregut të përbashkët evropian. Meqë statistika tregon se 51 për qind e ndihmës së aprovuar shtetërore në BE është për Gjermaninë. Edhe kjo mund të sjellë deri te një zhvillim asimetrik pas kovidit të rikuperimit, që mund të ketë pasoja kur keni treg të përbashkët dhe bashkim monetar. Për Maqedoninë e Veriut në këtë kuptim çfarë është e rëndësishme dhe është rekomandim i KE-së, është që të vendoset një regjistër i ndihmës shtetërore dhe kjo të jetë në bazë të kritereve transparente dhe të sjellë rezultatet të dëshiruara. Këto rregulla, Maqedonia e Veriut do të duhet t’i pranojë pas hyrjes në BE dhe kur do të konsolidohet gjendja pas kovidit. Megjithatë, secili vend tani reagon në përputhje me mundësitë e tij.

A mund të pritet luftë më agresive kundër evazionit tatimor në situatën pas kovidit në BE?

KE-ja paraprake kishte sukses të madh në disa masa në luftën kundër evazionit tatimor, evitimi i pagesës së tatimit dhe përmirësimi i kornizës ligjdhënëse për ato qëllime, përmes direktivave relevante. Ky Komision përballet me një krizë unike, por është e qartë se qeveritë do të kenë nevojë për tatime për t’i financuar nevojat e rritura të sistemeve në fazën pas kovidit. Më 15 qershor do të prezantojë pako të masave për parandalimin e mashtrimeve tatimore dhe strategjisë për sistem korrekt tatimor, pra rritje plotësuese të gjendjes solide të sistemit tatimor. Fokusi i KE-së do të mbetet në konsolidimin e të ardhurave tatimore dhe rregullave të tatimimit të kompanive më të mëdha digjitale si Amazon ose Fejsbuk që punojnë në BE, ndërsa nuk janë objekt i tatimimit në BE.

Si të përmirësohet lufta kundër evazionit tatimor në Maqedoninë e Veriut?

KE-ja bën thirrje për forcimin e kapaciteteve të organeve tatimore, pra DAP-i, transparencë më e madhe dhe menaxhim i mirë. Kjo do të kontribuojë në rritjen e besimit në sistemin tatimor, pra vullneti i mirë për pagesën e tatimit, që është element kryesor për arritjen e këtij besimi, ajo që qytetarët e paguajnë si tatim që në mënyrë adekuate të kthehet te qytetarët. Këto nuk janë vetëm masa ekonomike, por KE-ja rekomandon që të vazhdohet luftimi i korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit, të gjitha ato politika të përgjithshme për konsolidimin e sistemit. KE-ja thotë se lufta është e kënaqshme në Maqedoninë e Veriut, por tani këtu ka aspekte specifike, vallë fiskalizim intensiv për shkak se ka ekonomi të madhe joformale, vallë më shumë fokus në tatimimin kooperativ, që është rekomandim i shumë institucioneve, dhe këtu ka hapësirë për përmirësimin e sistemit në Maqedoninë e Veriut. Kishte projekt para dhjetë viteve mes qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, që quhej projekt për monitorim horizontal. Ky ishte një projekt unik, i zbatuar në DAP. Kjo kishte sukses, dhe në këtë periudhë Maqedonia e Veriut ishte mjaft avangarde, në atë periudhë ishte vendi i vetëm, krahas Sllovenisë dhe Kroacisë, bashkë me Holandën. Sot edhe kjo do të jetë projekt në nivel të BE-së për të gjitha vendet anëtare. Kur keni sistem relativisht të vogël tatimor ka hapësirë për përmirësimin e shumë niveleve pa identifikuar me këtë rast vetëm aspektet agresive, por edhe këtë anë kooperative të tatimimit, që do të sjellë zvogëlimin e mundësive për evazion dhe rritje të të ardhurave.

Si i vlerësoni pakot e masave të prezantuara nga Qeveria për rikuperimin e ekonomisë në fazën pas kovidit?

Vlerësimi im është se gjithçka që shkon në mbështetje të konsumit vendor është e dobishme. Nuk mund t’i komentoj detajet për shkak se mendoj se askush nuk i ka parë, nuk janë publikuar. Mirëpo, tendenca e përgjithshme për të stimuluar konsumin përmes modeleve të ndryshme të llojit të vauçerëve, fundjava pa TVSH mund të jenë të dobishme në afat të shkurtër dhe për stimulimin e aktivitetit afarist. Sa i përket kushtëzimit të ndihmës shtetërore për punëdhënësit. Në këtë drejtim duhet të shkojnë ato projekte për stimulimin e ekonomisë.

Kishte kritika të fuqishme veçanërisht për masën për fundjava pa TVSH, si e shikoni këtë zgjidhje?

Në esencë TVSH-ja si tatim është njëri prej tatimeve që më së shumti e mbushë buxhetin e shtetit, veçanërisht buxhetin e Maqedonisë, kështu që heqja dorë nga TVSH-ja është indikative se shteti do t’u ndihmojë bizneseve. Ideja, supozoj, është të stimulohet konsumi në mënyrë që të ndihmohet puna afariste. Është një masë që është logjike në këtë fazë, nuk e di nëse është më adekuatja. Nga aspekti i asaj nëse është korrekt, TVSH-ja të konsiderohet si një nga tatimet më regresive sociale. Ky është një tatim që padyshim i prekë më të varfrit. Meqë është e tillë struktura e konsumit dhe tatimit. Ky debat ka të bëjë me TVSH-në dhe tatimet e konsumit përballë tatimeve korporative.