Klubet e natës, baret dhe palestrat do të mund të rihapen në Islandë duke filluar nga e hëna, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit vazhdon të bjerë në ishull.

Vendi e filloi lehtësimin e kufizimeve për herë të parë më 4 maj duke rihapur shkollat ​​e mesme dhe universitetet, muzetë dhe parukeritë.

Pishinat u rihapën më 18 maj.

Kapaciteti i lokaleve do të përgjysmohet për të lejuar një distancë prej dy metrash mes personave.

Baret, klubet e natës dhe sallat e lojërave do të lejohen të rrinë hapur deri në ora 11 pasdite dhe kufiri do të rritet nga 50 në 200 persona të hënën.

Deri më tani, ishulli ka regjistruar 1 803 raste infektimi dhe 10 vdekje.

Loading...