Një studiues i koronavirusit të ri është vrarë brutalisht në një rast të dyshuar si vrasje-vetëvrasje, dhe sipas pretendimeve, në prag të një zbulimi madhor shkencor.

37 vjeçari Bing Liu, u gjet i vrarë me armë në shtëpinë e tij në Ross Township, Pennsylvania nga një njeri për të cilin policia tha se doli jashtë dhe vrau veten. Njeriu i dytë nuk është identifikuar dhe policia nuk ka as motivin e vrasjes së Liu. Ai ishte asistent profesor në kompjuterë dhe sisteme biologie në Universitetin e Pittsburgh.

Para se të vritej ai raportonte se ishte në faza të avancuara të kuptimit të thellur të Covid-19, tha universiteti.

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues dhe kujdestar të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike. “Humbja e tij do të ndjehet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe njeriu që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka përmendur motive të mundshme për vrasjet. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.

Loading...