Para rreth tre orëve në një aksident rrugor në rrugën “Josif Josifovski” në Gjevgjeli jetën e ka humbur Z.P. (73) nga Gjevgjelia.

Në momentin e aksidentit, tani më i ndjeri ka drejtuar me motoçikletë me të cilën, sipas dëshmitarëve okularë, nga rruga anësore ka dalë në rrugën “Jopsif Josifovski” pikërisht kur në atë vend po kalonte një traktor me të cilin drejtpërdrejtë është përplasur dhe e ka humbur jetën.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga policia rrugore dhe prokurori publik nga Gjykata themelore në Gjevgjeli.

Loading...