Tentativë grabitje në Krujë, grabitësit plagosin me armë pronarin. Disa persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë.

Pronari i banesës, A.B., ka pikasur autorët, të cilët qëlluan drejt tij. Ngjarja në orët e para të mëngjesit në fshatin Kamberas të Krujës.

Tentativë për vjedhje në Krujë, grabitësit plagosin me armë pronarin, i pikasi sapo hynë

Krujë/Informacion paraprakv

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. /albeu.com/

Loading...