Drejtori i përgjithshëm i “Fejsbuk”, Mark Zakerberg paralajmëroi se pret që në dhjetë vitet e ardhshme rreth 50 për qind e të punësuarve në kompani të punojnë nga shtëpia.

Megjithatë, ai shtoi se pagat do të ulen për të punësuarit të cilët jetojnë në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku shpenzimet e jetës janë më të ulëta se sa në Luginën e Silikonit.

“Ne paguajmë shumë mirë, gjegjësisht më së shumti në treg, por paguajmë sipas çmimeve të tregut, të cilat dallojnë sipas lokacioneve, kështu që ai parim do të vazhdojë të zbatohet edhe në këtë rast”, tha Zakerberg.

Në “Fejsbuk” janë të punësuar rreth 50.000 persona, ndërsa kompania planifikon që të ndërtojë tri qendra të reja rajonale në Atlanta, Dallas dhe Denver për tubime të përkohshme të të punësuarve të cilët jetojnë në afërsi të atyre qyteteve.

Sipas Skaj njuz, ende nuk dihet se çfarë efekti financiar ndaj kompanisë do të ketë transferi i një numri të madh të të punësuarve në punë nga shtëpia, por shton se krahas kursimeve të caktuara kur bëhet fjalë për pronë, ushqim dhe potencialisht, përfitim, duhet të merret parasysh edhe sigurimi i pajisjeve për punë të tillë, që mund të dilte më shtrenjtë.

Loading...