Shkrimtari me famë botërore dhe politologu amerikan, Francis Fukuyama, në një intervistë për edicionin në gjuhën serbe të “Zërit të Amerikës” ka folur edhe për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht atyre që fliten për afate rreth një marrëveshje të shpejtë që potencialisht duhet të arrihet deri në shtator, Francis Fukuyama, ka shprehur dyshimet e tij se do të gjendjet një zgjidhje në të ardhmen e afërt, trasnmeton Gazeta Express.

Një gjë të tillë Fukuyama e ka thënë bazuar në kundërshtitë e mëdha që aktualisht ekzistojnë në Serbi dhe në Kosovë rreth asaj se si do të duhet të gjendet një zgjidhje mes dy shteteve.

“Fukuyama dyshon që problem i Kosovës mund të zgjidhet shpejtë, duke shtuar se sipas pikëpamjes së tij ka resiztencë nga dy palët Beogradi dhe Prishtina”, thuhet në tekstin e Zërit të Amerikës teksa përfolet deklarata e Fukuyamas.

Në këtë intervistë, Fukuyama ka folur edhe për atë se çfarë e pret Serbinë nën drejtimin e Aleksander Vuçiqit, problemet e brendshme të Bashkimit Evropian e çështje të tjera.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018 pasi kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj kishte vendosur masën e taksës 100 % për Serbinë. Që nga atëherë ka pasur përpjekje të njëpasnjeshme për të bindur Kosovën dhe Serbinë që të shmangin veprimet e një anshme dhe të kthehen në tryezën e dialogut, meqë status-quo nuk konsiderohet si një zgjidhje e mirë.

Ndërkohë me fillimin e zbutjes së pandemisë, ka paralajmërime që Brukseli do të provojë që të rinis negociatat. Të njejtën gjë pritet që ta bëjë edhe emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka thënë se mezi po pret të punoj me qeverinë e re. Mbetet të shihet se çfarë epilog do të marrin negociatat, meqë aktualisht Brukseli dhe Washingtoni nuk kanë ndonjë koordinim dhe se Kosova e Serbia në rast të mos një unfikimi SHBA-BE do t’iu duhet të zhvillojnë dy procese paralele dialogu.